Sport
Zvicra fiton me 3 golat e Shaqirit!
Autor i të tre golave është superylli i kombëtares zvicerane, shqiptari nga Kosova, Xherdan Shaqiri

Në ndeshjen e kombëtares së Zvicrës kundër Bullgarisë fitoi Zvicra me rezultat 3 me 1. Autor i të tre golave është superylli i kombëtares zvicerane, shqiptari nga Kosova, Xherdan Shaqiri.
Ndeshja, pas një loje të nivelizuar ndërroi kahje në minutën e nëntë kur një dush i ftohtë ngriu për pak shpresat e zviceranëve, kur skuadra mysafire përmes sulmuesit të saj Ivanov shënoi golin e parë 0 me 1 për bullgarët. Ndeshja pastaj mori rrjedhë tjetër.
Zviceranët mobilizuan radhët por, deri në minutën e 48 (vazhdim i pjesës së parë për 4 minuta) rezultati mbeti po ai. Në këtë minutë Shaqiri, i shërbyer nga Derdiyok, shënoi një gol të bukur.
Sërish në minutën 62 është Shaqiri ai që shënon golin e dytë, atë të epërsisë 2:1 për Zvicrën. Kësaj radhe shënimin ia ka mundësuar Mehmedi. Loja është në vazhdimësi në anën e zviceranëve. Dhe vjen minuta e 90, kur edhe njëherë Xherdan Shaqiri shënon 3 me 1 për Zvicrën.
Të tre golat i ka shënuar Xherdan Shaqiri. Tribunat e stadiumit St.Jakob-Park në Bazel, ndonëse jo të mbushura plotë, jehojnë nga brohoritjet: Shaqiri, Hop-Schwiz.
Nga lojtarët tjerë shqiptarë, Xhaka dhe Xhemaili kanë luajtur tërë ndeshjen ndërsa Mehmedi është zëvendësuar në minutën 81.
E-Diaspora
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut NY Times përfshirë në listën prestigjioze ‘Çka Ka Qëllu’...
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€