Shkurt.ch
Zvicra duhet të ndjekë shembullin e skuadrës së futbollit
Micheline Calmy-Rey: “Një ekip që frigohet nuk shkon deri në finale. Një komb që frikohet nuk korrë suksese”

Në fjalimin e saj radioteleviziv të Festës kombëtare zvicerane të 1 gushtit, këshilltarja federale, Micheline Calmy-Rey, ka përmendur të rinjtë e skuadrës së futbollit të Zvicrës si shembull i një vendi të hapur, optimist dhe tolerant Ajo e ka lavdëruar guximin e skuadrës së të rinjve zviceranë të futbollit:
“Një ekip që frikohet nuk shkon deri në finale. Një komb që frikohet nuk korrë suksese”, ka deklaruar ministrja e Punëve të Jashtme, njëherësh Presidente e Konfederatës.
”Nëse të rinjtë e futbollit kanë emra që nuk janë gjithmonë tipik me të këtushmit ata konstituojnë një Zvicër të hapur, e cila ia arrin, sepse është tolerante dhe ka një frymë ekipi. Me këtë Zvicër mund të jemi krenarë”, ka thënë Micheline Calmy-Rey gjatë fjalimit të saj të mbajtur në fondacionin Beyeler në Riehen (BS).
Për kujtesë, në skuadrat futbollistike nacionale zvicerane luajnë shumë të rinj zviceranë me origjinë shqiptare.
Duke mbrojtur aksionin e Këshillit Federal përballë sfidave që i shtrohen Zvicrës dhe më gjerë, Micheline Calmy-Rey ka thënë po ashtu se e kupton frikën si dhe reagimet e zviceranëve: “Fukushima, ngrohja klimatike, dhuna, mizerja dhe uritja në botë, imigrimi si dhe kriza e euros destabilizojnë shumë nga ne”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€