Zvicra do të mbështes Kosovën edhe në të ardhmen
Ambasadorja zvicerane, Krystyna Marty Lang ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e një bashkëpunimi më të fuqishëm ndërshtetërorë
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka takuar ambasadoren zvicerane në Prishtinë, Krystyna Marty Lang, e cila ka thënë se Zvicra do të mbështes Kosovën edhe në të ardhmen
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndërshtetërorë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Zvicrës.
“Ministri Bedri Hamza, duke falënderuar qeverinë dhe popullin zviceran për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës, kërkoi nga Qeveria e Zvicrës ta mbështet Kosovën edhe në të ardhmen, sidomos në zhvillimin e turizmit dhe në zhvillim ekonomik të saj”, thuhet në kumtesë.
Hamza e ka njoftuar ambasadoren zvicerane, Marty Lang për zhvillimet financiare dhe ekonomike në vend, për të arriturat e Qeverisë së Kosovës gjatë këtij vitit fiskal, si dhe planet për vitet e ardhshme.
“Ndërsa, ambasadorja zvicerane, Krystyna Marty Lang, duke falënderuar ministrin Hamza për bashkëpunimin e deritanishëm me Qeverinë zvicerane, ka shpreh gatishmërinë e shtetit të saj për vazhdimin e një bashkëpunimi më të fuqishëm ndërshtetërorë, sidomos në fushën e eliminimit të taksave të dyfishta”, thuhet në kumtesën e MF-së.
Hamza, shfrytëzoi rastin që përmes ambasadores zvicerane t’u bëjë thirrje bizneseve zvicerane që të shohin mundësinë e investimeve të tyre në Kosovë, për shkak se Kosova ofron kushte dhe mundësi të mira për investitorët.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











