Shkurt.ch

Zvicra do të ekstradojë mafiozin në Itali

Një italian i arrestuar në Zvicër me dyshimin se i takon organizatës mafioze nga Kalabria e Italisë “Ndrangheta”, pritet t`i ekstradohet Italisë.

Zyra Federale e Drejtësisë e ka konfirmuar mundësinë e ekstradimit pasi që të gjitha parakushtet për diçka të tillë janë plotësuar, njoftohet nga Berna zyrtare.

Personi i përmendur, së bashku me 12 të tjerë të dyshuar si pjesëtarë të celulës së Frauenfeldit të organizatës së përmendur qe arrestuar në muajin mars të këtij viti, transmeton albinfo.ch.

Lidhur me konkretizimin e ekstradimit të tij do të vendoset në javët në vijim. Mirëpo, i dyshuari ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Federale Penale kundër ekstradimit.