Shkurt.ch
Zvicra bllokon mjetet e Gadafit dhe të klanit të tij
Urdhëresa ka hyrë në fuqi ditën e djeshme dhe ka vlefshmëri për tre vjet
Qeveria zvicerane bllokon llogaritë bankare dhe pasuritë e tjera të despotit libian, Gadafi dhe të klanit të tij, të deponuara në këtë vend. Sipas Ministrisë së Jashtme, duke bërë këtë veprim Zvicra dëshiron të pamundësojë përvetësimin e mundshëm të pasurisë shtetërore të Libisë. Me vendimin e qeverisë është ndaluar po ashtu menjëherë edhe çdo shitje a bartje pronësie mbi patundshmëritë që këta persona kanë në Zvicër. Urdhëresa ka hyrë në fuqi ditën e djeshme dhe ka vlefshmëri për tre vjet. Veç Gadafit, në këtë listë gjenden edhe 28 persona të tjerë nga rrethi i tij. Ndërkohë është paraqitur ministri i Jashtëm i Libisë me akuzat ndaj Zvicrës. Sipas tij, kreu i shtetit libian dhe as të tjerët nuk kanë fare llogari bankare apo pasuri të tjera në Zvicër. Për këtë arsye ai ka paralajmëruar se po shqyrtohet mundësia e marrjes së hapave juridikë ndaj Zvicrës për “pohime të paqëndrueshme”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










