Shkurt.ch
Zvicra ankohet: Italia po e saboton Marrëveshjen e Dublinit
BFM ka ngritur alarmin: “Është e qartë se duhet kërkuar një zgjidhje në nivel evropian. Këtë gjë ne e presim nga Brukseli”
Të gjithë refugjatët nga Eritrea që kërkojnë azil në Zvicër, kanë ardhur përmes Italisë. Por ata janë të informuar mirë se në Itali mund të mos regjistrohen si azilkërkues dhe kjo u mundëson atyre që të mbeten në Zvicër pasi që kjo e fundit nuk mund t`i kthejë në një vend që nuk i ka regjistruar, siç do t`ia mundësonte zbatimi i Marrëveshjes së Dublinit. Kur dihet se çdo i dyti azilkërkues në Zvicër kohëve të fundit vjen nga Eritrea, ky problem ka filluar të marrë përmasa shqetësuese.
Siç thotë Martin Reichlin nga Zyra Federale për Migracion (BFM), ky problem ka filluar të theksohet më shumë kohëve të fundit: Italia nuk e zbaton në masë të duhur detyrimin e saj për regjistrimin e refugjatëve që kalojnë nëpër atë vend. Me këtë, Zvicra ka gjithnjë e më pak shanse t`i kthejë refugjatët në vendin e parë, siç e autorizon Dublini, me këtë rast në Itali.
Shifrat më të reja tregojnë gjithë dramacitetin e problemit. Italia gjatë muajit gusht ka refuzuar pranimin e afër 400 refugjatëve eritreanë nga Zvicra ndërsa ka lejuar vetëm 35 prej tyre, që lë të kuptohet se suksesi i kthimit është më pak se 10 për qind. Në vitin 2013 kjo kuotë ishte 78 për qind. Nga 9700 kërkesa për pranim që u ka bërë Zvicra autoriteteve italiane, qenë pranuar 7600. Këtë vit duket se do të arrihet vetëm gjysma e kuotës edhe pse numri i kërkesave për azil është duke u rritur me të madhe.
Për këtë arsye BFM ka ngritur alarmin: “Është e qartë se duhet kërkuar një zgjidhje në nivel evropian. Këtë gjë ne e presim nga Brukseli”, thotë Reichlin për srf.ch. Ndërkohë SVP tashmë ka propozuar që Dhoma Nacionale në seancën e pas d javëve të diskutojë me shkas lidhur me situatën rreth Marrëveshjes së Dublinit.
Shqetësime të ngjashme kanë shprehur edhe shtetet tjera, Ministri i brendshëm gjerman De Maiziere ka kërkuar javën e kaluar nga Italia që t`i regjistrojë refugjatët në mënyrë konsekuente. Si kundërshpërblim, shtetet tjera të BE-së do të marrin përsipër aksionet e shpëtimit të refugjatëve në Detin Mesdhe.
Nga fillimi i tetorit lidhr me këtë çështje do të debatojnë ministrat e brendshëm të vendeve të BE-së. Bashke me ta do të jetë edhe ministrja zvicerane e drejtësisë dhe policisë, SImonetta Sommaruga.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












