Shqipëria
Zvicerani tregon përvojën e hidhur në Shqipëri
Një zviceran që po darkonte në Tiranë bashkë me partneren shqiptare, as që ka reaguar kur është gjendur para një situate të tillë
Sa grindje dhe sa ngjarje mund të kenë ndodhur për femra. Që nga motivet më banale se përse e kishte parë, e deri se përse e kishte ngacmuar.
Por, për një të huaj pyetje apo sqarime të tilla janë të pakonceptueshme, edhe sikur ato të mos përfundojnë me grushte e me armë.
Një zviceran që po darkonte në Tiranë bashkë me partneren shiqptare as që ka reaguar kur është gjendur para një situate të tillë, shkruajnë mediat shqiptare.
Përkundrazi, kur “të fortit” i kanë kërkuar llogari, ai ka ruajtur qetësinë, por më vonë po me qetësi i është drejtuar policisë, përcjell albinfo.ch.
Jo vetëm që ka kallëzuar aty, por ka mësuar agjentët se në ambientin ku e kishin prekur fizikisht, kishte kamera sigurie, përmes të cilave mund të identifikoheshin personat që e kanosën.
Oliver Geggenhein është nga Zvicra. Por, në Shqipëri atë e solli e dashura e tij. Në verë, siç rezulton në dosjen e prokurorisë shqiptare, 41-vjeçari qetësisht u ul në stolat e Komisariatit nr.4 dhe denoncimi i tij ishte specifikisht për dy tipa që i trazuan qetësinë dhe çastet romantike me të fejuarën.
“Pasi u takova atje me të fejuarën, shkuam drejt një kompleksi, të cilin e kishim prenotuar. Pasi u akomoduam në dhomën 301, çdo gjë shkoi mirë. Por, në datën 30, në mbrëmje po darkonim, në një tavolinë tjetër gjendeshin dy persona, mbase të moshës 25 dhe 30 vjeç.
Njëri kishte veshur një bluzë të bardhë dhe kishte dhëmbët e prishur. M’u afrua dhe më preku te qafa dhe tha “Pse e ke ngacmuar femrën time që quhet Ilva” dhe i kërkoi të fejuarës që ta përkthente, e cila ma përktheu. E pyeta kamerierin se çfarë do ky person në tavolinën tonë dhe ai më tregoi që ata kanë dy orë që pinë kafe në një tavolinë tjetër”.
41-vjeçari nga Zvicra saktëson se nuk njeh asnjërin nga kërcënuesit dhe se, siç kishte konstatuar në lokal, aty ishin të instaluara edhe kamera të sigurisë.
Denoncuesi insiston se nuk i di ende motivet përse i ndodhi kjo gjë dhe se nuk ka asnjë konflikt në Shqipëri. Gjithsesi, ai mendon se këtë incident policia do ta marrë aq seriozisht sa do të hedhë dritë jo vetëm për kanosjen, por edhe për të kuptuar sherret shqiptare “përse më sheh dhe përse më ngacmon të dashurën”, shkruan gazeta ‘Si’.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë Filmi i Visar Morinës “Shame and Money” pritet me duartrokitje të pandërprera në Sundance Film Festival... -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












