Shkurt.ch
Zviceranët ushqehen jashtë vendit dhe dëmtojnë Zvicrën për 4 miliardë franga!
Një e treta e të anketuarve kanë thënë se gjatë tre muajve të fundit kanë qenë në shtetet fqinje për të ngrënë me çmime me të lira
Se zviceranët kalojnë me shumë dëshirë kufirin për të bërë furnizimet me artikuj jetësorë në Gjermani, Francë apo Itali me çmime dukshëm më të lira, është një fakt shumë i njohur dhe nuk paraqet asgjë të re.
Por, së fundi është regjistruar edhe një trend i rritjes së numrit të zviceranëve që në vendet matanë kufirit shkojnë edhe për të vizituar restorantet e atjeshme, për të ngrënë dhe për të pirë.
Këtë trend e ka treguar një studim i realizuar me porosi të Federatës së degës së gastronomisë Gastrosuisse, që është publikuar sot.
Studimi tregon se një e treta e të anketuarve kanë thënë se gjatë tre muajve të fundit kanë qenë në shtetet fqinje për të ngrënë me çmime me të lira, shkruan srf.ch.
Nga kjo, Gastrosuisse vlerëson se restorantet zvicerane janë dëmtuar me rreth 4 miliardë franga në qarkullimin e tyre.
Për të përmirësuar situatën e gastronomëve, Gastrosuisse veç tjerash kërkon zgjatje të orarit të punës për personalin e vet.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











