Shkurt.ch
Zviceranët kanë dhuruar 1.7 milion franga ndihma humanitare
Gjatë vitit 2014 zviceranët kanë dhënë ndihma materiale në shumë prej 1.7 miliard frangash, ka bërë të ditur sot fondacioni Zewo. Pas 7 vitesh që shuma e ndihmave të tilla shkonte duke u rritur, këtë vit ajo ka treguar një trend stabilizimi, gjegjësisht ka mbetur e njëjtë me atë të vitit 2013.
Sipas fondacionit të përmendur, gjatë vitit 2014, 50 organizata e mëdha humanitare kanë marrë 17 milionë franga më pak se një vit më parë ndërkohë që të voglat kanë pranuar 19 milionë franga më shumë ndihma ose donacione.
Rreth 60 për qind ose 1 miliard franga kanë shkuar për organizatat që kanë vulën ose licencën e Zewo-s. Më shumë se gjysma e ndihmave te dhuruara (nga ato me licencë të Zewo-s) kanë mbetur brenda Zvicrës. Kështu organizatat humanitare që janë aktive kryesisht brenda vendit kanë marrë 526 milionë franga . Dy të tretat e parave të dhuruara organizatave me licencë të Zewo-s vijnë nga amvisnitë, pra janë me prejardhje private dhe një e treta, nga institucionet . Rënie të theksuar ka pësuar grumbullimi i ndihmave përmes pagesës së anëtarësisë, thhet veç tjerash ne raportin e fondacionit Zewo të prezantuar sot në Bernë.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












