Integrimi
Zviceranët heqin dorë nga të drejtat e tyre civile, për t`u solidarizuar me Hamdiun
Qytetarë të Bubendorfit duan të heqin dorë nga të drejtat e tyre civile: "Do të pushojmë nëse Halili nuk natyralizohet". Sipas tyre Hamdi Halili është viktimë e paragjykimeve
Natyralizimi i refuzuar i Hamdi Halilit nga Bashkësia e Qytetarëve të Bubendorfit ka shkaktuar indinjatë. Në shenjë solidarizimi me kosovarin, disa nga këta qytetarë janë të gatshëm të heqin dorë nga të drejtat e tyre civile, shkruan bz.ch.
Në Bubendorf, shumë veta nuk mund ta kuptojnë vendimin e marrë nga asambleja e tyre. Pak para Krishtlindjes, asambleja kundërshtoi për herë të dytë natyralizimin e Hamdi Halilit, transmeton albinfo.ch. Kryefamiljari kosovar ka bërë përpjekje për vite me radhë për tu bërë shtetas i Zvicrës. Disa nga qytetarët e Bubendorf-it që gëzojnë të drejtat civilenë këtë komunë, janë të gatshëm t`i sakrifikojnë ato për Halilin. Nëse Asambleja e qytetarëve nuk rishikon gjykimin e saj, ata janë të detyruar ta bëjnë këtë, dmth të heqin dorë nga përkatësia në këtë komunë.
Bz ka folur me disa qytetarë që nuk kanë mirëkuptim për vendimin e asamblesë së Qytetarëve. Megjithëse mbretëron një zemërim i madh, asnjëri nga të anketuarit nuk dëshiron të japë informacione në mënyrë publike. Është shumë e madhe frika nga pasojat…
Sidoqoftë, si qytetarët që morën pjesë në mbledhjen e asamblesë ashtu dhe ata që nuk morën, kanë shprehur kritika të ashpra, përcjell albinfo.ch. “Fatkeqësisht, nuk ishte e mundur që asambleja të diskutonte natyralizimin në mënyrë objektive”, ka thënë një anëtar i asamblesë. Aty nuk u shpjegua fare arsyeja për refuzim, e kërkuar nga gjykata kantonale në Bazel, e cila kishte urdhëruar që të përsëritej votimi për kërkesën e natyralizimit.
Gjykata kantonale kishte aprovuar pjesërisht një ankesë nga Hamdi Halili kundër vendimit të parë negativ të asamblesë së përgjithshme dhe kishte vendosur që kërkesa e kosovarit të votohej përsëri. Në aktvendimin e saj në dhjetor 2018, gjykata kantonale pati deklaruar se nuk ishte e qartë se për çfarë arsyesh asambleja e konsideronte Halilin të paintegruar në komunitet, transmeton albinfo.ch. Sipas një vendimi të gjykatës federale, refuzimi i natyralizimit të një të huaji duhet të jetë i justifikuar objektivisht.
Kështu, bashkësia qytetare Bubendörfit duket se së shpejti do të shohë veten të detyruar të japë shpjegime para kantonit. Pak pas takimit para Krishtlindjes, Roger Frey, President i Asamblesë së Qytetarëve të Bubendorfit, i ka shkruar kështu gazetës: “Nëse kantoni na kërkon të justifikojmë refuzimin, ne do të kemi një problem”.
Në mbledhjen e përmendur, përsëri nuk kishte argumente të vlefshme kundër natyralizimit të Hamdi Halilit, ka thënë një pjesëmarrës. “Përkundrazi, u përsëritën vetëm paragjykimet e vjetra, të tilla si veshja e “trenerkave” (tutave sportive)”, përcjell albinfo.ch. Këto klishe i konsideron po ashtu të bezdisshme në bisedë për gazetën, edhe një çift që nuk mori pjesë në mbledhje. Për shkak të rezultatit jashtëzakonisht të ngushtë (23 pro dhe 22 kundër), të dy qytetarët janë shumë të penduar që kanë qëndruar larg votimit: “Më vjen keq që nuk ishim atje”, thotë qytetari. P
ër të forcuar pozicionin e Halilit, ajo dhe burri i saj janë të gatshëm të heqin dorë nga të drejtat civile. Një grua tjetër, gjithashtu me të drejta civile në këtë komunë thotë se, ndonëse është e vështirë, ajo mund të paramendonte veten duke hequr dorë nga qytetaria në komunën Bubendorf, transmeton albinfo.ch. “Ne duam të shprehim solidaritetin tonë me të (Hamdi Halilin)”. Ajo ishte natyralizuar si zvicerane në Bubendorf në vitet 1970.
Roger Frey, kryetar i Asamblesë Qytetare të Bubendorfit ka theksuar për gazetën se ai kurrë nuk kishte dëgjuar deklarata si këto (për heqje dorë nga të drejtat civile në Bubendorf).
Të rikujtojmë: Familja Halili nga Bubendorfi i Kantonit Baselland, pasi që i ishte refuzuar azili në Zvicër, në vitin 2005 ishte strehuar nga një kishë në këtë komunë, gjegjüesisht kishte marrë të ashtuquajturin “azil kishtar”. Më vonë, në vitin 2016 Halilajve u ishte refuzuar kërkesa për shtetësi të Zvicrës (natyralizim). Preteksti i përdorur për këtë refuzim kishte qenë banal, shkruan albinfo.ch. Sipas tij familja nuk ishte e integruar mirë në shoqëri pasi që veç tjerash, Hamdi Halili dhe djemtë e tij vishnin “trenerka” (veshje sportive). Kjo “arsyetim” pastaj ishte bërë shënjestër për të dreejtuar kritika për paragjykime ndaj të huajve në drejtim të komunës Bubendorf .
Ndërkohë, gruas dhe fëmijëve të tij u ishte dhënë pasaporta zvicerane ndërsa vetë Halilit, ajo i është refuzuar edhe njëherë, më 21 dhjetor 2019.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











