Shkurt.ch
Zviceranët, frikën më të madhe e kanë nga gripi por refuzojnë vaksinimin!
Vaksinimin kundër sëmundjeve epidemike si tetanusi, Hapatiti C ose fruthi, një shumicë e të anketuarve e konsiderojnë të arsyeshëm. Por, vaksinimet më të refuzuara nga zviceranët janë ato për sëmundjet si Ebola, Zika ose HIV
Epidemia e gripit është për shumicën e zviceranëve sëmundja më e rrezikshme virale që mund t`i prekë në ambientin ku jetojnë. Por përkundër kësaj, shumica e tyre e refuzojnë mundësinë për të bërë vaksinimin e tyre si preventivë kundër gripit!
Këto të dhëna i ka nxjerrë në dritë sondazhi reprezentativ i quajtur “Barometri i gripit 2016”, i realizuar nga Instituti për hulumtimin e opinionit GFS Bern dhe ndërmarrja bioteknologjike e Zug-ut, Gilead, shkruan srf.ch.
Vaksinimin kundër sëmundjeve epidemike si tetanusi, Hapatiti C ose fruthi, një shumicë e të anketuarve e konsiderojnë të arsyeshëm, transmeton albinfo.ch. Por, vaksinimet më të refuzuara nga zviceranët janë ato për sëmundjet si Ebola, Zika ose HIV.
40 për qind e popullatës së Zvicrës aktualisht nuk është e vaksinuar nga asnjë sëmundje, njëri nga shkaqet është neglizhenca por në anën tjetër edhe skepticizmi ndaj vaksinimit që po përhapet sidomos te gratë e reja.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











