Jeta në Zvicër

Zviceranët ‘e duan’ kafenë

Zviceranët pëlqejnë  kafen e tyre dhe konsumojn më  shumë  se 3 gota për një ditë .

Ata u renditën si të tretët pas Gjermanisë  dhe Norvegjisë , në  një  rënditje ndërkombëtare të  konsumatorëve të  kafesë .

Zviceranët pinë  jo më  pak se 1,110 filxhan kafe në  vit  sipas renditjes së publikuar të  hënën, shkruan SwissRadio, përcjell Albinfo.ch.

Mesatarja e Gjermanisë  është  1.246 filxhanë  për person ndërsa Norvegjezët 1.315.

Çmimi mesatar i një  kafeje është  4.25 franga  në  pjesën gjermano folëse të  Zvicrës.

Çmimi është  më i lartë në Cyrih ndërsa Berni ende vazhdon të qëndroj si më i liri , ku një  kafe kushton 4.10 franga .

Në  pjesën francezo-folëse një  kafe “ petit noir” është  më e lira që  mund të  porosisni.