Shkurt.ch
Zviceranët bëjnë mesatarisht 14.5 km deri te vendi i punës
Më shumë se gjysma përdorin makinat për të udhëtuar, përkatësisht 52 për qind në vitin 2014. Kjo ishte më pak se vitin e kaluar. Nga viti 1990 deri në vitin 2014, numri i udhëtarëve që përdorin trenin pothuajse është dyfishuar, një rritje nga 327.000 në 636.000 njerëz
Të gjithë atyre të cilët do të punojnë ose shkojnë në shkollë nga dera në derë u duhet mesataraisht një gjysmë ore.
Udhëtimi që është bërë në vitin 2014 krahasuar me vitin paraprak është zgjatur për 100 metra më shumë, thotë Zyra Federale e Statistikave (FSO), përcjell albinfo.ch. Rreth katër për qind e të gjithë udhëtarëve udhëtojnë 50 kilometra më shumë për të punuar.
Një ndryshim i vogël tregon se burrat mesatarisht udhëtojnë 15.7 kilometra në një distancë prej 20 për qind më gjatë se sa gratë (13,1 km).
Ashtu si dhe më parë, në Zvicër më shumë se gjysma përdorin makinat për të udhëtuar, përkatësisht 52 për qind në vitin 2014. Kjo ishte më pak se vitin e kaluar. Nga viti 1990 deri në vitin 2014, numri i udhëtarëve që përdorin trenin pothuajse është dyfishuar, një rritje nga 327.000 në 636.000 njerëz.
16 për qind e udhëtarëve zgjodhën më 2014 trenat si mjetet kryesore të transportit. Gati 14 për qind e morën një autobus ose tramvaj. Përsëri, BFS ka gjetur një ndryshim të vogël: 57 për qind e njerëzve udhëtojnë me makinë, por vetëm 48 për qind janë gra.
Nëntë nga dhjetë punëtorë – ose rreth 3,9 milionë njerëz kanë punuar në vitin 2014. 70 për qind e udhëtarëve punojnë jashtë komunës së tyre të banimit, 19 për qind jashtë kantonit të tyre të banimit.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











