E-Diaspora
Zvicër: Mblidhen para për çiftin që dyshohet se u mashtrua nga Loredana
Arrestimi i këngëtares 23-vjeçare Loredana Zefi ka bërë bujë të madhe. Por kjo ngjarje ka ndikuar që shumë qytetarë të shprehin solidaritet me viktimën.
Lexuesit e të përditshmes zvicerane “20 minute”, e cila e publikoi lajmin për arrestimin e këngëtares, kanë marrë iniciativë për ta ndihmuar çiftin, të cilin dyshohet se e mashtroi këngëtarja kosovare Loredana.
Nisma nisi nga blogerja gjermano-shqiptare, Fatjone Krasniqi, e që po përkrehet nga shumë qytetarë.
“Së bashku me disa blogerë të tjerë shqiptarë, ne kemi vendosur të fillojmë një fushatë donacioni për Petrën”, ka thënë Krasniqi, raporton albinfo.ch.
“Nga ky lajm, shqiptarët kanë treguar shumë racizëm në komente”, tha studentja 23-vjeçare. Ndërsa një çift nga Luzerni kanë thënë se duan të ndihmojmë çiftin që të mos përfundojnë në rrugë.
Kësaj nisme në rrjetet sociale i janë përgjigjur pozitivisht shumë qyetarë. Është bërë e ditur se do të hapet një platformë, ku çdo njeri që dëshiron të dhurojë para për çiftin, mund t’i kalojë aty.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










