Shkurt.ch
Zvicër: Klauzolë mbrojtëse për “Iniciativën” në raport me BE-në
Presidentja aktuale e Federatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga ka thënë sot para medieve se deri më tash nuk ka ndonjë zgjidhje të përbashkët që do të konsiderohej si rrugëdalje nga rruga e pakrye në raport me BE-në në lidhje me jetësimin e «Iniciativës…»
Këshilli Federal i Zvicrës synon që «Iniciativën kundër Migracionit Masiv» sa u përket qytetarëve të shteteve të BE-së ta zbatojë duke vendosur një klauzolë mbrojtëse. Këtë klauzolë do ta bënte në ujdi me Brukselin.
Në rast se nuk do te ketë një ujdi të tillë, atëherë Zvucra do ta zbatojë atë njëanshëm. Kjo për faktin se Zvicra duhet t`i ketë parasysh interesat e saj ekonomike në raport me BE-në.
Në një rast të tillë, qebveria e vendit do të caktonte një «plafon» nga i cili do të përcaktoheshin kontingjentet ose kufijtë për numrin e të huajve nga këto vende që kanë të drejtë të vendosen në Zvicër.
Këshilli Federal planifikon që një regullim të tillë ta provojë në marsin e vitit të ardshëm.
Presidentja aktuale e Federatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga ka thënë sot para medieve se deri më tash nuk ka ndonjë zgjidhje të përbashkët që do të konsiderohej si rrugëdalje nga rruga e pakrye në raport me BE-në në lidhje me jetësimin e «Iniciativës…»
Në rast se nuk arrihet zgjidhja me pajtim të dyanshëm, Zvicrës, në një rast ekstrem i kanoset shkëputja e marrëdhënieve bilaterale nga ana e BE-së.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore










