Integrimi
Zvicër: “E thera me thikë për të shpëtuar vëllain”
Tani janë bërë dymbëdhjetë vjet që familja e Kap verdianëve po priste që vrasësi i djalit të tyre, shqiptar nga Kosova, të paraqitet para gjyqit. I ndjeri humbi jetën pas një grindjeje me të akuzuarin, njofton albinfo.ch. Seanca para gjyqit ngjalli emocione të thella.
Një burrë shqiptar i Kosovës, 35-vjeçar, ishte dje para trupit gjyqësor, bënë të ditur albinfo.ch. Ai është i akuzuar për vrasje, ndërsa fshihej qe 9 vjet. Gjatë asaj kohe i akuzuari ishte vendosur për 2 vjet në Kosovë, ku policia e kantonit të Vaud-it e kishte lokalizuar. Prej atij moment, i akuzuari braktisi Kosovën për t’u fshehur në Belgjikë, ku ai ka punuar 7 vjet me radhë në një lokal qebapësh, me një identitet të rremë.
Gjatë një kontrolli të rastësishëm është kapur në shtator 2013, prej ku u ekstradua në Zvicër dhe u burgos. Dje u mbajt audienca gjyqësore, ku familja e të ndjerit ishte akoma nën ethet e dhembjes. Vdekja e djaloshit të tyre të ri, dhe më pas pritja e pafund për arrestim, i shtyri ata të shprehnin dhembjen e tyre. Gjatë audiencës gjyqësore gjendja do të bëhej edhe më e rëndë.
Kryetarja e Gjykatës së Qarkut të Vaudit Lindor, Sandrine Osojnak, pyet të akuzuarin për rrethanat e paqarta të mbajtura deri tani nga prokurori Hervé Nicod. Çfarë ndodhi në rrugicën Simplon në Vevey (VD), më 8 mars 2004, rreth orës 13.15? Një përleshje, një larje e hesapeve mes shqiptarëve dhe Kap verdianëve? Dy ditë më parë, i akuzuari shqiptar shpjegon se Kap verdianën e kishin rrahur pa arsye në qendrën Saint-Antoine. Një raport mjekësor dëshmon për këtë përleshje, rikujton albinfo.ch. Shoku i të ndjerit pohon të kundërtën: “Shqiptarët na sulmuan në qendrën Manor”.
Dy ditë më vonë ndodh përleshja fatale. Kosovari, bashkë me të vëllain e vogël, dalin me nënën e tyre për të bërë padi. Nëna ndalet në një dyqan të vogël, ndërsa dy vëllezërit shkojnë pak më larg. Ata përballohen me dy Kap verdianët, të cilët kishin me vete një qen pitbull. Kosovari i thotë vëllait të mos i shikojë dhe dëgjon Kap verdian, duke i thënë shokut të tij: ky është ai që më ka rrahur. Kosovari i përgjigjet “të dëgjova, bir bushtre … “ Me ç’rast, Kap verdiani i drejtohet qenit: “Sulmoje”… dhe aty për aty qeni e kafshon në këmbë vëllain e vogël të kosovarit. Ata kishin një shufër hekuri, me të cilin i binin vëllait në tokë. Kosovari shpjegon se ishte i detyruar të mbronte vëllain. Kosovari tregon se kishte parë vdekjen me sy, ndërsa Kap verdiani kishte një thikë në rripin e tij. Aty për aty, kosovari shpjegon si i ka marrë thikën nga rripi për t’ia ngulur në shpinë. Kur sheh se qeni ishte duke ia shqyer këmbën vëllait, ai ia ngul thikën tri herë qenit dhe të ndjerit. Kosovari përfundon duke pëshpëritur se nuk kishte zgjedhje tjetër. “Gjatë audiencës, kosovari nuk kërkon t’i iki përgjegjësisë. Atij i vjen shumë keq për atë që ka ndodhur dhe këtë e bën më lot në sy, ndërsa i drejtohet familjes të së ndjerit. Ai pretendon se ka bërë këtë për t’u mbrojtur dhe se për këtë arsye ka ikur nga Zvicra, sepse kishte frikë për jetën e tij. “Ti ke vrarë vëllain tim. Thuaje të vërtetën. Nëse je burrë, trego…ke menduar se do t‘ia dalësh? Bërtet vëllai i të ndjerit. “Kujdes nga drejtësia hyjnore. Unë besoj në Zot. Unë shpresoj se do të përjetosh një ferr të gjallë”.
Dy versione diametralisht të kundërta u paraqitën para trupit gjyqësor. Kjo ishte audienca e parë, gjatë së cilës dhembja mbretëronte kryesisht.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










