Lajme
Zvicër: Çmimet e benzinës kanë arritur nivele të reja

Çmimi i benzinës në pikat zvicerane ka ardhur në rritje të vazhdueshme që nga fillimi i verës. Me rritje prej 3 cent në javë, një litër 95 pa plumb tani kushton gati 2 franga – 15 cent më shumë për litër se vetëm disa javë më parë.
“Me rreth 1.90 franga për litër mesatarisht, çmimi i benzinës është aktualisht më i lartë se kurrë këtë vit,” sipas Jonas Montani, zëdhënës i organizatës së automobilizmit TCS, përcjell albinfo.ch.
Ndër arsyet e përmendura për rritjen – e cila prek edhe vendet e tjera evropiane – është norma e dollarit, e cila është rritur pak kundrejt frangut, duke rritur çmimet e benzinës.
Gjithashtu, vendet eksportuese të naftës si Arabia Saudite reduktuan prodhimin në korrik, pikërisht për të rritur çmimet e naftës në nivel global.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026