Shkurt.ch
Zvicër: Banka virtuale me seli në Benin i vjedh zviceranit 22.000 franga
Duke përdorur një faqe interneti të projektuar mirë, hajnat kanë në shenjestër të gjithë ata që nuk kanë para, por që duan të marrin megjithatë një kredi
Një banor i Zvicrës frankofone është bërë viktimë e një mashtrimi financiar. “Kemi të bëjmë me një nivel të lartë të mashtruesve botërorë. Metodat e përdorura përmbajnë një estetikë artistike”, komenton avokati Sébastien Fanti, kur zbulon përmbajtjen e bankës virtuale “profinancialsa.com”, veçanërisht e paraqitur mirë. Përveç se nuk ka adresë, as seli dhe vetëm dy numra të kontaktit janë telefona të dorës, një në Francë dhe një në Benin.
Këta bankierë mjaft të matur gjejnë viktima edhe në Zvicër, edhe në qoftë se ata nuk kanë miratimin nga FINMA, pra nga autoriteti mbikëqyrës i tregut. Ata punojnë në bashkëpunim me të huaj që banojnë në Zvicër dhe kanë në shënjestër kërkesat për kredi nga personat që nuk kanë kapital të mjaftueshëm për të shkuar në një bankë lokale.
Një tregtar zviceran-frankofon kërkonte për të marrë hua 300.000 franga. Jo vetëm që ai nuk e ka marrë kurrë këtë shumë, por ai edhe ka paguar 22.000 franga në Raiffeisen në Martigny. Ai tregon: “Unë kam kontaktuar këtë bankë virtuale, e cila nuk më ka lënë rehat një vit të tërë. Kjo bankë pohonte se punonte me institucionet franceze. Kam pasur kontakte me shumë njerëz, shkëmbimet janë bërë gjithnjë e më urgjente. Ata më dërguan dokumente të shumta me pamje zyrtare, kërkonin sigurimin e jetës për të siguruar pagesat e kredisë dhe kërkuan para për harxhime administrative. Në fund, kurrë nuk kam marrë asnjë frang. Unë jam duke u përpjekur për të ndërtuar një dosje me viktimat e tjera”.
Ndërmjetësuesja në Zvicër është dënuar
Paratë e banorit të lartpërmendur kanë përfunduar në emër të një francezeje e vendosur në Martigny (VS), si paratë e dhjetëra viktimave të tjera, të cilat mendonin se po blinin artikuj nëpërmjet faqes Anibis. Shumat e marra janë tërhequr menjëherë dhe janë transferuar në Benin, gjë që ka alarmuar autoritetet. Francezja, e cila është zhdukur, është dënuar me 180 ditë punë pa pagesë për pastrimin e parave.
Ndërkaq, “shkëmbimi i artikujve të shitur në web duhet të bëhen dorë më dorë”, këmbëngul prokurori Jean-Pierre Greter.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni Shqiptarja nga Lubjana synon një vend në Parlamentin e Sllovenisë, duke premtuar ndershmëri, guxim dhe angazhim... -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













