Integrimi
Zvicër, 50-vjeçari nga Maqedonia vdes në aksident
Një 50-vjeçar nga Maqedonia ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në orët e pasdites të së premtes në Büsserach të Solothurnit.
Një 27-vjeçar me origjinë nga Maqedonia në drejtim të Büsserach në Solothurn ka humbur kontrollin mbi veturën e tij, duke u përplasur në anën e kundërt të rrugës me një veturë të tipit BMW.
Siç ka komunikuar policia kantonale e Solothurn, dy të aksidentuarit ishin bllokuar në automjet dhe u desh të lirohen nga specialistët e zjarrfikësve me mjete të posaçme. Me gjithë kujdesin e shpejtë mjekësor, pasagjeri 50-vjeçar kishte vdekur nga një lëndim i rëndë në vendin e aksidentit.
Sipas mediave në Maqedoni, viktima është me origjinë nga Bogovina e Tetovës.
Shoferi u plagos rëndë dhe ishte transferuar me Rega në një spital në afërsi. Shoferi i BMW-së nuk ka pësuar lëndime. Policia po heton për rrethanat e aksidentit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












