Integrimi
Zv.ministri i diasporës vizitë mërgatës në Turqi
Zëvendësministri i Diasporës, Sahit Krasniqi, i shoqëruar nga drejtori i Qendrës Kulturore të Kosovës në Stamboll, Qamil Bytyqi, i vizitoi shoqatat shqiptare në Tokat-Niksar.
Me këtë rast, ai mori pjesë edhe në festivalin tradicional të shoqatës “KAPLAGZI KOJU, KULTUR DAYANISMA VE YARDIMLASMA DERNEGI”, në të cilin ishin të pranishëm një numër i madh i bashkatdhetarëve, bëhet e ditur në një njoftim të Ministrisë së Diasporës.
Gjatë vizitës në Turqi, zëvendësministri Krasniqi u takua edhe me kryetarët e komunave Niksar dhe Tokat, me të cilët bisedoi për çështje të ndryshme, veçanërisht për integrimin e shqiptarëve në Turqi.
Gjithashtu, në këto takime u bisedua edhe për aktivitetet e Ministrisë, detyrat dhe përgjegjësitë e saj, për procesin e regjistrimit të diasporës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm mes bashkatdhetarëve tanë në Turqi dhe Kosovës.
Zëvendësministri theksoi se takime të tilla duhet të vazhdojnë edhe në ardhmen, në mënyrë që të krijohen ura lidhëse mes shqiptarëve në Turqi dhe vendit të origjinës.
Në përfundim të kësaj vizite, zëvendësministri Krasniqi i ftoi kryetarët e komunave Tokat dhe Niksar që të vijnë për vizitë në Kosovë, thuhet në fund të njoftimit.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










