Uncategorized

Zjarr në një ndërtesë shtatëkatëshe në Lucern

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka shpërthyer në zjarr i madh në katin e parë të një ndërtese shtatëkatëshe në qytetin e Lucernit.

Policia dhe zjarrfikësit janë alarmuar nga ora 4.24  se ndërtesën ku janë të vendosura zyra, banesa dhe një diskotekë, e kishte kapluar një tym i dendur. Pas rreth një ore, zjarri tashmë ishte nën kontroll, njoftojnë zjarrfikësit e Lucernit, të cilët kishin shkuar në vendin e ngjarjes me kohë dhe në një numër të madh, shkruan 20min.ch. Por janë dashur tri orë e gjysmë për të shuar plotësisht zjarrin
Janë evakuuar rreth 40 persona që ndodheshin në ndërtesë dhe, për fat, asnjëri prej tyre nuk ka pësuar. Dy prej tyre janë dërguar në spital me dyshimin se kanë pësuar helmim nga tymi. Zjarrfikësit kanë shpëtuar nga zjarri tri mace dhe një qen. Macja e katërt nuk ka mundur të shpëtohet me gjithë ndërhyrjen mjekësore në klinikën e kafshëve.
Shkaku i zjarrit mbetet i panjohur.