Shkurt.ch
Zjarr në autobusin me fëmijë, asnjë i lënduar
Ky aksident ka sjellë në kujtesë tragjedinë që një grup fëmijësh po ashtu nga Belgjika kishin pësuar më 13 mars të vitit të kaluar në Siders të kantonin Valis
Në një autobus me fëmijë nga Belgjika që po ktheheshin nga një kamping sportiv në Itali ka shpërthyer zjarri derisa po qarkullonte në kantonin Uri.
Ky aksident ka ndodhur në afërsi të hyrjes në tunelin Gothard. dhe ka sjellë edhe njëherë në kujtesë tragjedinë që një grup fëmijësh po ashtu nga Belgjika kishin pësuar më 13 mars të vitit të kaluar në Siders të kantonin Valis.
Por kësaj here, për fat shoferi ka reaguar me kohë dhe të gjithë pasagjerët, përfshirë edhe 38 fëmijë, kanë arritur të dalin me kohë nga autobusi që po digjej. Po ashtu edhe njësiti zjarrfikës ka reaguar me kohë dhe ka shuar zjarrin.
Asnjëri nga gjithsej 45 udhëtarët nuk ka pësuar lëndim.
Në aksidentin e ndodhur më 13 mars të vitit 2012 në Siders të Valisit patën humbur jetën 28 veta, shumica e të cilëve fëmijë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











