Portrete të firmave
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
Një ofertë për të rinjtë shqiptarë në Zvicër: Jepi drejtim të ri karrierës tënde, aty ku vlerat, identiteti dhe përpjekja e sinqertë marrin kuptim.
Në një kohë kur të rinjtë shqiptarë në Zvicër kërkojnë më shumë se thjesht një vend pune, smzh ag vjen me një ofertë.
E pranishme në disa qendra si në St. Gallen, Bern, Buchs SG dhe Frauenfeld, dhe me rrjet në tërë Zvicrën, po ashtu e përfshirë edhe me një zyrë në Prishtinë, smzh ag është një nga kompanitë më dinamike në fushën e konsulencës financiare, me fokus te zhvillimi i qëndrueshëm dhe i personalizuar.
“Në smzh, nga dita e parë ndërton portofolin tënd të klientëve, merr përgjegjësi reale, bëhesh pjesë e një kulture që nxit autonomi, vetëbesim dhe kompetencë”, thuhet në ofertën e smzh-së.
Mentorimi i strukturuar, trajnimet e rregullta dhe përdorimi i teknologjive më të avancuara (si asistentja digjitale smzhGPT) e bëjnë punën më efikase, më fleksibile dhe më moderne.
Bëhet fjalë për një ambient me komunikim të hapur dhe respekt të ndërsjellë. Ti nuk je vetëm “punonjës”, je bashkëkrijues i një kulture që vlerëson përpjekjen dhe nxit rritjen. Këtu, karriera jote nuk kufizohet, ajo shpërthen, thuhet tutje në këtë konkurs.
Pse kjo është një mundësi unike për diasporën shqiptare
Nëse ke përvojë në financa, ekonomi, menaxhim, apo thjesht ke pasion për komunikim dhe zhvillim, smzh ag të ofron një rrugë të qartë rritjeje, një mjedis ku përkatësia jote kulturore shihet si vlerë e shtuar dhe një platformë për të ndërtuar një të ardhme që reflekton ty dhe vizionin tënd.
Aplikimi mund të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë në faqen e smzh ag ose përmes kontaktit personal me Diellza Aliji dhe Maxim Beniashvili, të cilët qëndrojnë në dispozicion për të ndarë më shumë mbi kulturën e brendshme dhe mundësitë specifike.
Me një ekip prej rreth 190 profesionistësh, kompania është sot një nga ofruesit më të respektuar të shërbimeve të pavarura në fushën e financave, sigurimeve, hipotekave, tatimeve, juridikut dhe patundshmërive.
Angazhimi i saj në ngjarje prestigjioze si Forbes Money Summit, si dhe mbështetja e aktiviteteve kulturore e sportive në Zvicër, dëshmon për një vizion që shkon përtej kufijve të biznesit.
Të ngjashme

Ambasadori i Kosovës, Mentor Latifi, viziton kompaninë smzh AG
- “Prapa kuintave” të suksesit: Intervistë me Pren Pervorfin
- Albion Avdijaj: Një këshilltar klientësh, me sfond sportisti
- Edmond Gerveni, kur rrugët e ndërmjetme të çojnë drejt suksesit
- Eksperti Gzim Hasani: Ja përse Banka Kombëtare e Zvicrës rriti normat e interesit
- Evropa “zgjohet” përballë politikave tregtare të Trump-it
- Gzim Hasani dhe Florim Cuculi frymëzojnë komunitetin zviceran të hendbollit
- Gzim Hasani shpallet CEO më me ndikim i vitit 2024
- Gzim Hasani, në jurinë për zgjedhjen e më të pasurve në kategorinë U30
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete 1 Marsi, Dita e Ndërgjegjësimit për Përdoruesit e Karrocës (Wheelchair Day)... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












