Portrete të firmave
Ambasadori i Kosovës, Mentor Latifi, viziton kompaninë smzh AG
Diplomati kosovar theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke vënë në pah potencialin e kompanive të menaxhuara nga shqiptaro-zviceranë
Ambasadori kosovar në Zvicër, Mentor Laltifi, i ka bërë një vizitë kompanisë smzh ag.
Gjatë vizitës së tij në zyrat e kompanisë, Latifi u takua me CEO-n, Gzim Hasani, dhe me disa prej bashkëpunëtorëve të tij, ku u njoh nga afër me historinë dhe aktualitetin e kompanisë.
Hasani ka prezantuar portofolin e smzh ag, kompani kjo e cila po sfidon gjigantët zviceranë të financave. smzh AG brenda një periudhe të shkurtër ekzistence është afirmuar si një subjekt afarist shumë serioz dhe konkurrues në tregun ku operon.
Kompania po forcon praninë e saj rajonale pothuajse në gjithë Zvicrën gjermanofolëse dhe tani ofron gjithashtu shërbimet e saj financiare gjithëpërfshirëse nga zyra e saj në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Diplomati kosovar theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke vënë në pah potencialin e kompanive të menaxhuara nga shqiptaro-zviceranët për të rritur investimet dhe ndërmarrjet e përbashkëta në sektorin e financave”.
smzh ag, e themeluar në vitin 2003, është një ofrues i pavarur i shërbimeve financiare me seli në Cyrih. Me mbi dhjetë lokacione dhe më shumë se 120 punonjës, kompania ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse, të përshtatura dhe të qëndrueshme në fushat e financave dhe investimeve, pensioneve dhe sigurimeve, hipotekave dhe pasurive të paluajtshme, si dhe taksave dhe ligjit.
Falë ekspertizës së saj të lartë dhe aksesit në njohuritë e specializuara, smzh ag identifikon ofertat optimale, të përshtatura individualisht për qëllimet dhe nevojat e individëve privatë dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM). Kjo firmë ofron këshillime gjithëpërfshirëse që mbulojnë të gjitha aspektet e nevojave të një individi apo një firme, duke përfshirë financat, sigurimet, konsultimet ligjore, si dhe menaxhimin e aseteve, për të arritur optimizimin e mundësive të klientit duke ofruar zgjidhje frutdhënëse në secilin prej drejtimeve që këshillon.
© 2024 Albinfo.ch/Fiona Murtaj
Të ngjashme
“Prapa kuintave” të suksesit: Intervistë me Pren Pervorfin
- Edmond Gerveni, kur rrugët e ndërmjetme të çojnë drejt suksesit
- Gzim Hasani shpallet CEO më me ndikim i vitit 2024
- SMZH AG hap zyrën e saj të re në St. Gallen
- smzh hap lokacionin më të ri, në Frauenfeld
- smzh, me lokacion të ri, në Lucern
- Ofruesi i pavarur i shërbimeve financiare SMZH AG – me zyrë të re edhe në Buchs
- Zyra e SMZH-së në Aarau, një hapje porte për në Zvicrën e Mesme
- Zyra e re në Chur forcon praninë rajonale të smzh ag
- Një ofrues i shërbimeve financiare, me dhunti për njerëzit
- Një partneritet në nivele të barabarta
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Austri
-
Vjena ka investuar 53 milionë euro në infrastrukturën e çiklizmit në 2024 Vjena investoi pothuajse 53 milionë euro në rrugë të reja çiklizmi në vitin 2024, duke shtuar...
-
Çfarë do të thonë për ju shkurtimet buxhetore të Austrisë
-
Një grua austriake është rrëmbyer në Nigeri
-
Zgjerohen zonat e ndalimit të armëve në Vjenë
-
Ndryshimet që blerësit dhe qiramarrësit mund të presin në Austri në vitin 2025