Portrete të firmave
Prishtina pret Forumin e tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar
Bashkëpunimi ekonomik, investimet dhe partneritetet mes bizneseve nga Kosova dhe Gjermania do të jenë në qendër të takimit dyditor në Hotel Emerald.
Forumi i tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar do të mbahet më 28–29 tetor 2026 në Hotel Emerald, në Prishtinë, me organizim të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Ngjarja synon të bashkojë përfaqësues të bizneseve, investitorë, politikëbërës dhe ekspertë për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe krijimin e partneriteteve afatgjata mes dy vendeve, shkruan albinfo.ch.
Sipas organizatorëve, programi do të përfshijë diskutime në nivel të lartë, sesione sektoriale për investime, takime të organizuara mes bizneseve (B2B) dhe punëtori praktike.
Në fokus të këtij edicioni do të jenë transformimi digjital dhe inteligjenca artificiale, energjia dhe infrastruktura e qëndrueshme, si dhe prodhimi i avancuar dhe industria.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të krijojnë kontakte me partnerë potencialë, të njihen me mundësitë për investime dhe të shkëmbejnë përvoja me ekspertë të sektorëve përkatës.
Regjistrimi është i hapur deri më 18 tetor 2026. Informacionet për programin dhe pjesëmarrjen gjenden në faqen zyrtare të Forumit.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit28 Tetor 2026
- Ora09:00
- LokacioniEmerald
- Data e përfundimit29 Tetor 2026 - 17:00
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










