Bota
Zgjedhjet në Hessen vendosin të ardhmen e Merkelit, rriten Të Gjelbërit dhe popullistët
Më konkretisht: gjermanët do votonin 25 deri 27 përqind CDU/CSU dhe vetëm 14 përqind të majtët e SPD. Kjo tregon se këta të fundit tashmë janë partia e katër në vend, përcjell albinfo.ch. Për koalicionin qeveritar kjo është vlera më e keqe, që ndonjëherë ka dalë nëpër anketa.
Dy anketa të fundit flasin qartë: partitë tradicionale gjermane Unioni dhe SPD po humbasin mbështetje, kurse përfitojnë Të Gjelbërit, pas rezultatit shumë të favorshëm në zgjedhjet baravareze, shkruan “Die Zeit”. Anketat janë kryer nga ARD dhe ZDF.
Më konkretisht: gjermanët do votonin 25 deri 27 përqind CDU/CSU dhe vetëm 14 përqind të majtët e SPD. Kjo tregon se këta të fundit tashmë janë partia e katër në vend, përcjell albinfo.ch. Për koalicionin qeveritar kjo është vlera më e keqe, që ndonjëherë ka dalë nëpër anketa.
Për Të Gjelbërit do votonin 19 deri 20 përqind e qytetarëve – kjo është shifra më e lartë prej shtatorit 2011. Ashtu si në Bajern partia e gjelbër është forca e dytë. Për popullistët gjermane AfD do votonin 16 përqind, kurse për FDP tetë deri 11 përqind, ndërsa për Die Linke nëntë deri dhjetë përqind.
Kur jemi te anketat, gjermanët bëjnë fajtor qeverisjen e tanishme kryesisht për shkak të CSU – e cila është partia më e madhe bavareze, por ka humbur mjaft mbështetës në krahasim të viteve të kaluara.
Në 29 tetor mbahen zgjedhjet në landin Hessen, ku do jenë vendimtare për të ardhmen e kancelares Angela Merkel. Shumë anëtarë besnik të saj, kanë filluar të dyshojnë nëse Merkel duhet të vijojë t’u prijë demokrastianëve – duke kujtuar momentet e fundit të Helmut Kohl në 1998.
Në dhjetor pritet të diskutohet e ardhmja e CDU, ku deri tani pozicioni i liderit nuk shihet kontestuese. Por në rast se në Hessen humbet CDU, atëherë kjo do të thotë edhe fundi i Angela Merkelit.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












