Maqedonia
Zgjedhje në kohë pandemie në Maqedoninë e Veriut
Pas 20 ditësh fushatë zgjedhore në të cilën partitë politike dhe koalicionet paraqitën platformat e tyre para qytetarëve, sot në mesnatë në Maqedoninë e Veriut nis heshtja zgjedhore përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara të mbahen të mërkurën.
Nesër do të votojnë ata të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv dhe personat të cilëve u është përcaktuar masa e vetizolimit. Votimin do ta kryejnë në shtëpi me ndihmën e një këshilli zgjedhor të veçantë të formuar nga KSHZ.
Personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të sëmurët kronikë, të burgosurit e ata të cilët janë në arrest shtëpiak do të votojnë të martën, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Të mërkurën, në ditën e zgjedhjeve, votimi do të fillojë nga ora 07, por do të zgjasë deri në orën 21, pra dy orë më shumë se raundet e mëparshme zgjedhore.
Një ditë më parë, Maqedonia e Veriut regjistroi 8 vdekje, në mesin e të cilave edhe ajo e një vajze 24-vjeçare nga Tetova, e cila është njëkohësisht viktima më e re e Covid-19 në vendin fqinj. Sipas burimeve mjekësore, vajza nuk ka pasur asnjë sëmundje tjetër kronike, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













