Futboll
Zeneli: Chelsea ishte e interesuar për mua
Zeneli është momentalisht në fazën finale të riaftësimit
Arbër Zeneli ka zbuluar se lajmet se Chelsea e kërkonte në janar të këtij viti nuk ishin thjesht burim i mullirit të thashethemeve gjatë afatit kalimtar të dimrit, por diçka e mirëfilltë, edhe pse në fund anësori kosovar iu bashkua Stade de Reims në Ligë 1.
Zeneli, i cili është momentalisht në fazën finale të riaftësimit, gjashtë muaj pas lëndimit të tmerrshëm në gju, shpreson se gjiganti nga Premierliga do të rikthehet një ditë për ta kërkuar përsëri, raporton Gazeta Express.
Para se 25-vjeçari të nënshkruante për Reims në Ligë 1 të Francës, qarkulluan lajme në mediat britanike, veçanërisht në Sky Sports, se Chelsea po mendonte për kosovarin.
“Po, fola me menaxherin tim dhe Chelsea ishte shumë e interesuar në mua, ishte gjë konkrete. Ama duhet përshtatur koha dhe gjëra të tilla. Chelsea është klub jashtëzakonisht i madh dhe sikur të më kishte kërkuar 100%, atëherë nuk do ta refuzoja. Në fund, iu bashkova Reimsit. Nëse ëndërroj shumë, atëherë shpresoj se Chelsea do të më kërkoj përsëri nëse luaj mirë në Reims. Shpresoj se klube të tilla interesohen për mua pasi të kthehem nga lëndimi”, ka thënë Zeneli të dielën për mediat suedeze.
Kosovari s’e sheh Reimsin si klubin e fundit në karrierën e tij. Në klubin nga Ligë 1, ai dëshiron ta dëshmojë veten para se ta marrë një hap më të madh në karrierë, përcjell Albinfo.ch.
“Po, natyrisht. Kalimi nga Heerenveen në njërin prej klubeve më të mëdha në Evropë do të ishte hap shumë i madh. Je i mësuar të luash 90 në çdo ndeshje e pastaj mund të mos luash fare. Mendoj se nëse ka diçka nga klubet e mëdha, atëherë duhet të kemi një plan. Menaxheri nuk më ka thënë shumë përveç se ka qenë konkrete, prandaj unë e zgjodha kartën e sigurt (kalimin në Reims)”, shtoi ai
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












