Koronavirusi: çast pas çasti
Zemaj viziton QKUK-në, falënderon mjekët dhe infermierët
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj edhe në ditë vikendi ka vizituar punëtorët shëndetësorë në QKUK, të cilët po punojnë pa ndalë për të shëruar të sëmurit me Covid-19.
Zemaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka falënderuar të gjithë punëtorët të cilët po punojnë pandërprerë.
Ai ka thënë se ka shkuar atje për t’i falënderuar dhe për t’i motivuar tutje.
“Në këto ditë kur të gjithë po përballemi në mënyra të ndryshme me pandeminë, ne po përpiqemi të jemi krah i fortë dhe shume falënderues ndaj mjekëve dhe infermiereve. Ata po punojnë çdo orë, çdo ditë për ne, ata nuk pushojnë as gjatë vikendeve dhe ne sot e ndamë vikendin për t’i vizituar, falënderuar dhe për t’i motivuar për të vazhduar tutje. #Bashkëmëtëfuqishëm #QeveriaHoti”, ka shkruar ai, përcjell Albinfoc.ch
Posti i tij i plotë në Facebook:
Profesionistët e Institutit Kombëtar të Shendetësisë Publike/ IKSHP, mjekët dhe infermierët e Klinikës Infektive në QKUK, dhe mantelbardhët në tërë Kosovën janë heronjt e sotëm.
Janë spartanët që po i shkojnë deri në fund betejës kundër Covid-19.
Këta sakrifikojnë ditë e natë, për t’iu siguruar kushtet optimale të prekurve nga Covid-19.
Këta çdo orë, e çdo ditë punojnë për ne, nuk pushojnë as edhe gjatë ditëve të vikendit.
Sot i vizitova për t’i falenderuar dhe për t’i motivuar në punën e tyre të palodhshme.
Falë tyre ne aktualisht kemi potencial për t’u përballur me virusin dhe s’duhet krijuar panik.
Ne nuk e kemi shkopin magjik e as fuqinë hyjnore që ta largojnë virusin. Por këta japin rekomandimet të bazuar në logjikën e hulumtimeve shkencore ndërkombëtare që ne duhet t’i respektojmë!
Ju faleminderit mantelbardhë!
Bashkë do të ja dalim!
#QeveriaHoti
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












