Koronavirusi: çast pas çasti
Zemaj: Shumë shpejt do të shpërndajmë manualin kundër Covid-19
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se shumë shpejt do të shpërndahet manuali për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19.
Përmes këtij manuali, ku do të bëhen të ditura edhe udhëzimet e përkohshme për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, në institucionet publike, gjithashtu edhe në ato private.
Ky është statusi i Zemajt:
Të nderuar qytetarë,
Sot, ne gjithë së bashku duhet të kemi më shumë kujdes, sepse duke u kujdesur për vete, ne kujdesemi për njëri-tjetrin.
Në vizitën e bërë në Qendrën Infektive bashkë me Prof. Naser Ramadanin, ku stafi drejtues i Qendrës Infektive na njoftoi nga afër me gjendjen e pacientëve, e cila nuk është stabile.
Për stafin mjekësor bashkëndjejmë lodhjen e tyre si dhe i inkurajojmë që punën profesionale ta vazhdojnë deri në fundin e pandemisë.
Në ditët në vijim do të shpërndajmë manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19, ku do t`i gjeni edhe udhëzimet e përkohshme për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, në institucionet publike, gjithashtu edhe në ato private.
Shpresojmë që me këtë manual qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe institucioneve publike dhe atyre private, ua bëjmë të qartë rregullat e përgjithshme dhe ua sqarojmë të gjitha rregullat në lidhje me lirinë e lëvizjes dhe respektimit të tyre me qëllim të parandalimit dhe përhapjes së pandemisë COVID-19.
U bëjmë lutje të gjithë qytetarëve që t’u shmangen kontakteve me njëri-tjetrin, ta ruajnë distancën dhe të mirëmbahet higjiena personale.
Bashkë do t’ia dalim.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












