Lajme
Zbulohet ilaçi i migrenës
Një ilaç i ri mund t’ua largojë dhimbjen pacientëve me migrenë të cilët nuk janë të përshtatshëm për t’i marrë medikamentet ekzistuese.
Ubrogepanti ua largon dhimbjen pacientëve brenda dy orëve, sipas testimit të kryer së fundmi, transmeton Telegrafi, përcjell albinfo.ch
Veç dhimbjes, ilaçi i lehtëson edhe simptomat tjera të migrenës, siç janë ndjeshmëria ndaj dritës dhe zhurmës.
Ilaçet aktuale kundër migrenës funksionojnë duke i ngushtuar enët e gjakut – por këto nuk vlerësohen si të sigurta për njerëzit që janë të rrezikuar nga sulmi në zemër apo në tru.
Në anën tjetër, ilaçi i ri (ubrogepanti) mund të bëjë ndryshim të madh për ata pacientë që janë në kërkim të një ilaçi që funksionon për ta.
Ilaçi i ri funksionon duke e bllokuar një proteinë në sistemin nervor që përfshihet në sinjalizimin e dhimbjes.
Ky ilaç është zbuluar nga kompania farmaceutike Allergan.
Vlen të ceket se zbulimi është publikuar në revistën mjekësore “JAMA”.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











