Lajme
Autoriteti i BE-së për barnat po shqyrton barin e ri kundër koronës
Astrazeneca ka zhvilluar barin e kombinuar Evusheld, i cili ka për qëllim të parandalojë sëmundjen me Covid-19 tek të rriturit
Agjencia Evropiane e Barnave EMA ka filluar procedurën e testimit për një ilaç të ri kundër koronës, raporton srf.ch.
Prodhuesi suedez-britanik Astrazeneca ka zhvilluar barin e kombinuar Evusheld, i cili ka për qëllim të parandalojë sëmundjen me Covid-19 tek të rriturit, ka njoftuar EMA të enjten në Amsterdam.
Rezultatet e testit fillestar tregojnë se agjenti ishte efektiv në mbrojtjen kundër sëmundjes.
Ekspertët tani po vlerësojnë vazhdimisht të dhënat e reja nga testet dhe po peshojnë avantazhet dhe disavantazhet e ilaçit të ri, trasnmeton albinfo.ch.
Ende nuk dihet se kur do të jetë i disponueshëm ky ilaç ashtu sikurse nuk dihet as rezultati përfundimtar. Sipas autoritetit, prodhuesi nuk ka paraqitur ende kërkesën për miratim në tregun evropian.
Ilaçi përbëhet nga përbërësit aktiv tixagevimab dhe cilgavimab.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











