Numri i personave të papunë në Gjermani ka rënë për 19 mijë gjatë muajit nëntor, krahasuar me tetorin, duke arritur në gjithsej 2.936 milionë. Kështu bëhet e ditur në të dhënat e publikuara nga Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani (Bundesagentur für Arbeit), përcjell albinfo.de.
Sipas raportit, shkalla e papunësisë ka zbritur në 6.2 për qind, që paraqet një ulje prej 0.1 pikë përqindjeje në krahasim me muajin paraprak.
Megjithatë, situata mbetet më e pafavorshme në raport me vitin e kaluar. Krahasuar me nëntorin e vitit 2025, numri i personave të papunë është rritur për 51 mijë.
Rënia e lehtë e papunësisë gjatë nëntorit lidhet kryesisht me shtimin e kërkesave për punë sezonale. Pas përfundimit të pushimeve verore dhe në prag të sezonit të Krishtlindjeve, shumë punëdhënës në Gjermani kërkojnë punonjës shtesë, veçanërisht në sektorët që kanë nevojë për fuqi punëtore gjatë periudhave me aktivitet më të lartë.
Megjithatë, rënia mujore nuk e ndryshon faktin se tregu gjerman i punës vazhdon të përballet me sfida, ndërsa numri i të papunëve mbetet dukshëm më i lartë se një vit më parë./Albinfo.de