Skip to content

Ndalohet vendosja e mozaikut të Nënë Terezës në Prishtinë, përplasje mes Komunës dhe Ministrisë

Vepra ishte paraparë të përurohej për 28 Nëntorin, por punimet në fasadën e Ministrisë së Ekonomisë janë pezulluar pas ndërhyrjes së Prokurorisë.

Punimet për vendosjen e mozaikut kushtuar Nënë Terezës në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë janë ndaluar, duke penguar përurimin e paralajmëruar për sot, përcjell albinfo.ch.

Sipas mediave ne Prishtinë, komandanti policor në vendngjarje e njoftoi kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, se Policia kishte pranuar vendimin zyrtar të Prokurorisë për ndalimin e punimeve deri në një vendim të gjykatës.

Ministria e Ekonomisë pretendon se Komuna ka ndërhyrë pa autorizim në fasadën e një objekti që nuk është në pronësi apo menaxhim të saj.

Nga ana tjetër, drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, i ka kundërshtuar pengesat, duke pretenduar se po bllokohen projektet komunale.

Pas përplasjes verbale me Policinë gjatë mëngjesit, Rama deklaroi se punimet nuk do të vazhdonin për shkak të festës së Pavarësisë së Shqipërisë./Albinfo.ch