Kultura
Zbulohet busti i Skënderbeut në Maschito të Italisë
Ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko, ka marrë pjesë në ceremoninë festive të 28 Nëntorit në komunitetin arbëresh në qytetin Maschito, në Itali. Gjatë kësaj vizite ministri është shoqëruar nga kryetarja e Komunës së Maschitos, Rossana Musacchio Adorisio. Majko theksoi rëndësinë e të qenit të bashkuar nëpërmjet gjuhës dhe traditave shqiptare, shkruan Albinfo.ch
“Jemi shumë, të shpërndarë nëpër botë, kudo, në Australi, Amerikë, Alaskë, Ukrainë, etj., dhe është shumë e rëndësishme të vazhdojmë t’i mësojmë brezit të ri gjuhën shqipe, kulturën dhe traditat e vendit tonë”, deklaroi Majko.
Aktiviteti më i rëndësishëm i kësaj vizite ishte inaugurimi i bustit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, krijim i skulptorit shqiptar Vladimir Llakaj, dhuruar komunitetit të Maschitos nga nje grup patriotësh shqiptar. Busti i vendosur në sheshin “San Francesco” do të jetë gjithmonë një shenjë krenarie për prejardhjen e këtij komuniteti.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













