Maqedonia
Zaev premton depolitizimin të policisë
Rreth 600 policë të Maqedonisë u mblodhën në Shtip me rastin e Ditës së Policisë, për të prezantuar aftësinë e tyre me ushtrime demonstruese. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ministri dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Spasovski dhe Nuhiu, u ndan çmime gjashtë pjesëtarëve të policisë për punën e deritanishme, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Zaev tha se po punohet në de-politizimin dhe profesionalizimin e policisë, duke potencuar se Qeveria aktuale asnjëherë nuk do të përdorë policinë për qëllime personale.
“Është shumë e rëndësishme që Maqedonia t’i profesionalizoj dhe t’i depolitizojë shërbimet dhe të ndërtojmë sistem që do ti sigurojë funksionet themelore të policisë, pavarësisht ndërrimit të pushteteve. Policia dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk guxojnë më asnjëherë që të keqpërdoren për qëllime politike për arsye të mbështetjes së disa personave në Qeveri”, deklaroi Zaev.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu Libri sjell rrëfime të fuqishme dhe tronditëse të fëmijëve të gjymtuar gjatë luftës në Kosovë... -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri











