Maqedonia
Zaev: Do ta rishikojmë Ligjin për gjuhën shqipe
Ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike do të rishikohet bazuar në vlerësimit e Komisionit të Venecias. Kështu ka paralajmëruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, duke komentuar mendimin e Komisionit të Venecias, i cili të premten doli me një sërë vërejtjesh lidhur me përmbajtjen e këtij ligji, që edhe në fazën e miratimit kishte shkaktuar tensione e reagime të shumta në Maqedoninë e Veriut.
Zaev tha se do të ketë ndryshime në pjesën që ka të bëjë me përdorimin e gjuhës shqipe në gjyqësor, në mënyrë që të shmanget situata që rrezikojnë të drejtat e tjera dhe që të mundësohet e drejta e përdorimit të gjuhës amtare.
Komisioni i Venecias ka konstatuar se përmbajtja e ligjit mund të ngadalësojë në mënyrë domethënëse funksionimin e të gjithë gjyqësorit, duke rrezikuar shkelje serioze të së drejtës për gjykim të drejtë, e garantuar me Konventën ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.
“Gjuhët janë që njerëzit të kuptohen mes veti, ne kemi dalë në një zgjidhje ligjore, por edhe atëherë, kur debatuam në Kuvend dhe pas miratimit të tij thamë se do të presim Komisionin e Venecias dhe do ta respektojmë vlerësimin, kështu që qëllimi im është të respektojmë Komisionin e Venecias. Ministria e Drejtësisë do të përgatisë ndryshimet dhe ne do t’i dërgojmë ato përsëri për miratim në Kuvend, në përputhje me vlerësimet e Komisionit të Venecias”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.
Partia opozitare VMRO-DPMNE, e cila në vazhdimi është deklaruar kundër Ligjit për gjuhët, kërkon që të respektohet qëndrimi i Komisionit të Venecias, që sipas kësaj partie “konfirmoi vërejtjet dhe kritikat që qytetarët dhe VMRO-DPMNE i patën në kohën e miratimit të ligjit”.
“Pozicioni i Komisionit të Venecias duhet të respektohet, veçanërisht pasi ne jemi një vend që po synon anëtarësimin në Bashkimit Evropian”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










