Futbolli Shqiptar në Zvicër
Yjet e futbollit që dolën nga skuadrat shqiptare
Legjenda dhe ikona e futbollit shqiptar, Lorik Cana e filloi karrierën në skuadrën shqiptare, Dardania Lausanne
Futbollistët shqiptarë kanë pushtuar Superligën zvicerane, por edhe rangjet më të ulëta. Shqiptarët kanë shumë skuadra në Zvicër, që janë të suksesshme, e prej tyre kanë dalë edhe futbollistë të mëdhenj, si ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, por edhe mesfushori i njohur, Migjen Basha. Ata ishin pjesë e Dardania Lausanne, shkruan albinfo.ch.
Lorik Cana lindi në Prishtinë dhe në moshën 5-vjeçare u largua drejt Zvicrës. Në vitin 1997, ai bashkua me skuadrën lokale të Dardania Lausanne, një skuadër amatore e krijuar nga komuniteti shqiptar i Lozanës, që si trajner kishte babanë e Lorikut, Agim Cana. Ai luajti te Dardania deri në vitin 2000, kur firmosi me klubin francez të Paris Saint-Germain.
Cana ishte i ftuar për një provë nga skuadra angleze Arsenal në moshën 16-vjeçare, por nuk mundi dot të bashkohej sepse nuk iu dha viza britanike. Te Paris Saint-Germain, ai shpenzoi tre vite karrierë në divizionet e ndryshme franceze. Cana më në fund bëri debutimin e tij me skuadrën e parë në vitin 2003. Karriera e Canës është e ndritur, pasi luajti edhe në Marseille, Galatasaray, Sunderland, Lazio e Nantes. Lorik Cana gjithashtu është legjendë e Kombëtares shqiptare, duke pasur 93 paraqitje, më shumë se çdokush tjetër.

Në vitin 1997, Lorik Cana u bashkua me skuadrën lokale të Dardania Lausanne, një skuadër amatore e krijuar nga komuna shqiptare e Lozanës, që si trajner kishte babanë e Lorikut, Agim Cana. (B.R.)
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











