E-Diaspora
Xherdan Shaqiri, shumë shpejt si Lionel Messi
Ylli kosovar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, ka pushtuar të enjten ballinën e gazetës më të lexuar zvicerane "20min"
Në një intervistë ekskluzive reprezentuesi kosovar i Zvicrës ka thënë se nuk do të ndalet, por do të vazhdojë të luajë dhe të fitojë sa më shumë tituj të rëndësishëm në karrierën e tij.
Intervista e Shaqirit vjen një ditë para ndeshjes kualifikuese të kombëtares zvicerane me Qipron, në kuadër të grupit E të eliminatoreve për botërorin “Brazili 2014”.
Vetëm 21 vjeç, Xherdan Shaqiri ka fituar kampionatin evropian, kampionatin zviceran dhe trofenë e Ligës së Kampionëve.
Ai mes tjerash në këtë intervistë ka folur edhe për trajnerin e tij, Pep Guardiola, i cili dikur e kishte inkuadruar Lionel Messin në Barcelona, duke e bërë yll bote në futboll.
A do ta bëjë ai këtë edhe me Shaqirin?
“Jam i gjatë sa Lionel Messi”, përgjigjet Shaqiri.
Por a i ka bërë dëm fama Shaqirit duke e larguar nga familjarët?
“Nuk besoj. Edhe nëse ndodh diçka e tillë, unë e kam familjen time që më mban me këmbët në tokë. Unë i ndihmoj ata. Kjo nuk mund të kuptohet ndryshe. Familja më ka bërë mua ky që jam. Dhe nëse unë blej një palë këpucë 500 franga, babai im më shikon me habi”, tha Shaqiri.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









