Integrimi
Xhem Aliaj, me trenjakët e tij, është babai i parë në Zvicër që përfiton nga pushimi i atësisë
Xhem Aliaj u bë baba i tre djemve më 1 janar dhe është një nga baballarët e parë në Zvicër që mori pushimin e ri të atësisë. 33-vjeçari thotë se ai ende duhet të mësohet me pushimet
“Pushimi i ri i atësisë vjen si i kërkuar për ne – është një dhuratë për familjen tonë,” thotë babai i ri për 20minuten.ch. Gazeta ka bërë një bisedë të shkurtër me shqiptarin i cili natën e Vitit të Ri u bë baba i trenjakëve
Z. Aliaj *, ju u bëtë baba natën e Vitit të Ri, duke u bërë kështu një nga baballarët e parë që përfitoni nga pushimi dhjetëditor i atësisë. Si baba i ri i trinjakëve, a ju mjaftojnë dhjetë ditë?
Gjithsesi. Meqenëse marr gjithashtu një javë pushim atësie nga punëdhënësi im, do të jem aty për familjen time për tri javë, transmeton albinfo.ch. Unë duhet të mësohem me këtë.
Përse?
Kur lindi djali ynë shtatë vjeçar Aliu dhe ai pesëvjeçar, Lioni, unë kisha një punëdhënës tjetër. Kështu, kisha të drejtë vetëm për një ditë pushim atësie. Ishte shumë stresuese. E pata të vështirë të kthehesha në punë të nesërmen dhe të lija pjesën tjetër të familjes vetëm.
Çfarë planifikoni të bëni në tri javët e pushimit të atësisë?
Kjo do të jetë një kohë angazhimi. Do ta mbështes gruan kudo që mundem. Do të gatuaj, pastroj dhe laj. Unë gjithashtu do të kujdesem për dy fëmijët tanë më të mëdhenj.
Kundërshtarët e pushimit të atësisë janë të mendimit se një burrë nuk mund të jetë i dobishëm gjatë kësaj kohe.
Unë nuk jam dakord me ta. Jam shumë i lumtur që mund të ndihmoj më shumë gruan time tani. Një nënë mund të ketë nevojë për ndonjë mbështetje nga burri i saj pas lindjes.
A prisnit trenjakë?
Aspak. Jam ndier i befasuar kur e kam marrë vesh. Kur gruaja shkoi për të bërë incizimin në ultrazë, shtatë muaj më parë, unë luaja jashtë me fëmijët dhe prisja. Papritmas ajo doli me lot në sy, përcjell albinfo.ch. Vëllai binjak i djalit tonë të parë pati vdekur në muajin e gjashtë të shtatzanisë së saj. Kështu që mendova se kishim humbur një fëmijë tjetër. Por ajo po qante nga gëzimi dhe dëshpërimi në të njëjtën kohë. Ne ishim të lumtur për trenjakët, por gjithashtu pyesnim veten se si do t`i trajtonim ata.
Çfarë do të bënit nëse do të kishit vetëm një ditë pushim atësie tani?
Do të më duhej të zvogëloj orarin tim të punës dhe për këtë arsye të marr më pak para. Pushimi i ri i atësisë është vetëm ajo që na duhet – është një dhuratë për familjen tonë, transmeton albinfo.ch. Por ajo që më bën edhe më të lumtur është fakti se gjithçka shkoi shumë mirë gjatë lindjes dhe që kemi tri foshnje të shëndetshme.
* Xhem Aliaj (33) punon si logjist dhe jeton me familjen në kantonin Aargau. Në foto janë dy djemt e mëdhenj të tij pasi që trenjakët ndodhen ende në inkubator
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











