Kosova
Xhamitë në Kosovë do të fillojnë të hapen nga 18 maji
Bashkësia Islame e Kosovës ka respektuar çdo vendim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike, duke mbyllur edhe xhamitë nëpër gjithë territorin e Kosovës.
Me lehtësimin e masave të marra kundër COVID-19, edhe BIK-u do të fillojë të hap xhamitë në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe vendimeve të MSH-së, shkruan Telegrafi, përcjell albinfo.ch
Kështu ka thënë për Telegrafin, kryeimami Sabri Bajgora.
“Ne si BIK ende nuk kemi marrë ndonjë vendim për hapjen e xhamive dhe çdo vendim që do ta marrim do të jetë në koordinim të plotë me MSH dhe IKSHP. Fundja, prioritet i BIK në radhë të parë është shëndeti i qytetarëve. Pastaj secili shtet i ka specifikat e veta, kështu që ne presim që kthimi në xhamia të bëhet në mënyrë graduale dhe të kujdesshme prej datës 18 maj”, tha Bajgora.
Xhamitë priten të hapen pra në fazën e dytë të lehtësimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë.
Faza e dytë planifikohet nga 18 maji deri më 1 qershor, ku planifikohen të lirohen masat varësisht nga situata epidemiologjike.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas















