Sport
Xhaka nuk shkon askund, thonë në Bazel
Georg Heinz, drejtor sportiv në FC Basel: "Kalimi i Xhakës në ekipin gjerman nuk është asgjë më tepër se një thashetheme”
Deklarimet se kalimi i talentit të madh të futbollit, Granit Xhakës nga FC VBaseel në FC Borussia Mönchengladbach është punë e kryer, po dalin të rreme. Atyre u ka dhënë fund në m¨üenyrë të vendosur drejtori sportiv i klubit FC Basel, Georg Heinz.
Pas shkëlqimit të tij, krahas Shaqirit, në ndeshjet për Ligën e kampionëve, Xhaka hyri shpejt në listat e dëshirave të klubeve të mëdha evropiane. Nuk ka qenë vetëm Borussia që e ka lakmuar 19 vjeçarin shqiptar. Madje edhe ekipe si Mancester United dhe Liverpool ia kishin vënë syrin atij. Ndërsa Hamburger SV, ku kishte ishte angazhuar trajneri i mëparshëm i Bazelit, Thorsten Fink kishte qenë i pari që kishte shfaqur pretendimet për shërbimet e Xhakës.
Por, nga mesi i javës që po lëmë pas gazetat sportive gjermane si “Kicker” dhe ndonjë tjetër e kishin sjellë transferin e Xhakës në Borussia si punë ditësh. Pak më vonë doli se shuma e kompensimit që kërkonte FC Basel (10 milionë euro) mund të ishte e papranueshme për gjermanët.
Ndërsa dje, drejtori sportiv i Bazelit, Georg Heinz ka qenë i prerë për mediet gjermane: “Borussia Mönchengladbach nuk ka dhënë madje as edhe një ofertë përafërt. Me këtë, kalimi i Xhakës në ekipin gjerman nuk është asgjë më tepër se një thashetheme”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











