Sport

Xhaka kujton fitoren me Baselin ndaj Manchester Unitedit

“Momente të mira kur e kisha mposhtur Manchester Unitedin me fanellën e Baselit. Ta bëjmë këtë dhe të dielën”, ka shkruar Xhaka

Granit Xhaka është shndërruar në një nga mesfushorët kyç në skuadrën e Arsenalit, shkruan albinfo.ch.

Të dielën skuadra e tij e pret Manchester United në një ndeshje shumë të rëndësishme, për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Para kësaj ndeshje, Xhaka ka kujtuar kohën kur me Baselin kishin mundur skuadrën e madhe angleze.

“Momente të mira kur e kisha mposhtur Manchester Unitedin me fanellën e Baselit. Ta bëjmë këtë dhe të dielën”, ka shkruar Xhaka në rrjetin e tij social në “Facebook”.