Maqedonia
Xhaferi: Ligji për gjuhën shqipe do të hyjë në fuqi menjëherë
Sa i përket konfliktit me ish-kryeministrin Gruevski gjatë seancës, Xhaferi u shpreh se ato skena nuk duhet të kishin ndodhur
Në një seancë të tensionuar, Parlamenti i Maqedonisë miratoi ligjin e gjuhëve që zyrtarizon edhe gjuhën shqipe.
Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski tentoi të godasë kryeparlamentarin shqiptar, Talat Xhaferi, ndërsa deputetët e partisë së tij të pengonin votimin.
Megjithatë, ligji mori 64 vota dhe tashmë hyn në fuqi pa patur nevojë dekretimin e presidentit Ivanov.
Kryetari shqiptar i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një lidhje telefonike në edicionin qendror të lajmeve në Top Channel u shpreh se ligji tashmë hyn në fuqi menjëherë dhe i hap rrugën çështjeve të tjera, të cilat pengojnë integrimin e Maqedonisë, përcjell albinfo.ch.
Sa i përket konfliktit me ish-kryeministrin Gruevski gjatë seancës, Xhaferi u shpreh se ato skena nuk duhet të kishin ndodhur.
“Nuk kam pasur konflikt me askënd, pasi puna ka qenë të drejtoj seancën. Tentuan të bllokojnë seancën. Këto skena nuk duhet të ndodhnin”, u shpreh Xhaferi.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










