Uncategorized
„Willkommen im Thurgau“, së shpejti edhe shqip
Prej 1 nëntorit ajo do të botohet dhe shpërndahet edhe në gjuhüën shqipe, angleze, frënge, italiane, portugeze, serbe dhe turke
Qendra kompetente e Zyrës për migracion e kantonit të Thurgaut ka publikuar një broshurë që pritet të ndihmojë integrimin e të guajve të porsaardhur në këtë kanton. Broshura me titullin “Willkoimmen im Thurgau” (Mirë se vini në Thurgau” u shpërndahet të gjithë të huajve të ardhur rishtas në këtë kanton, sapo ata të paraqesin qëndrimin e tyre në komunën përkatëse.
Integrimi fillon me vendosjen në ambientin e ri. Informacionet e përgatitura mirë ndihmojnë në kontaktet e para me zyrat e administratës, për të reduktuar pasigurinë dhe motivojnë për tu përshtatur dhe fituar më shpejtë besimin në ambientin e ri.
Broshura përmban informata të rëndësishme në lidhje me bashkëjetesën në Thurgau, përfshirë edhe adresat më të rëndësishme.
Komunat i japin këto broshura falas në sportelet e shërbimeve komunale. Ato mund të shkarkohen edhe nga interneti, gjegjësisht nga faqja e Entit për Migracion (www.migrationsamt.tg.ch) .
Për fillim broshura është vetëm në gjuhën gjermane ndërsa prej 1 nëntorit ajo do të botohet dhe shpërndahet edhe në gjuhüën shqipe, angleze, frënge, italiane, portugeze, serbe dhe turke.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











