Autotech
WhatsApp paralajmëron masa ligjore, ja arsyeja
WhatsApp në pronësi të Facebook-ut është shërbimi më popullor i mesazheve në botë. Operimi në atë shkallë të popullaritet paraqet sfidat e veta.
Kompania është dashur të ndërmarrë disa hapa për të siguruar që platforma nuk abuzohet dhe nuk përdoret për përhapjen e keqinformimit.
WhatsApp tani po paralajmëron veprime ligjore kundër atyre që kanë aftësinë të abuzojnë me platformën, pasi shumë kompani kanë dalë me pretendime që mund të jenë në gjendje të bëjnë pikërisht këtë.
WhatsApp kohët e fundit i ndaloi përdoruesit të merrnin versione të modifikuara të aplikacionit të saj dhe po ashtu ka ndaluar miliona llogari në muaj.
Madje, vendosi një kufi për dërgimin e tekstit te palët e treta, për të parandaluar përhapjen e thashethemeve në platformën e tyre.
Megjithatë, raportet në kohën e zgjedhjeve të përgjithshme të fundit në Indi zbuluan se mjetet softuerike të modifikuara të WhatsApp ishin ende duke u përdorur për të anashkaluar kufizimet ‘anti-spam’ të shërbimit.
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











