Integrimi
Weinfelden: Festa e kulturave „Në një tavolinë“
Më 30 gusht 2015 në sheshin Markplatz të Weinfelden-it organizohet një festë e larmishme kulturash me emrin “an einem Tisch” (në një tavolinë). Në këtë manifestim janë të ftuar të gjithë banorët e qarkut Weinfelden. Përfaqësues të 12 nacionaliteteve do ta pasurojnë këtë aktivitet me specialitetet e kuzhinave të tyre dhe me kontribute kulturore që do të prezantohen në skenë. Po ashtu është paraparë një program lojërash për më të vegjlit.
Në tavolinat e gjata të festës, vizitorët mund të shijojnë ushqime nga kuzhinat e mbarë botës. Me një pagesë prej 15 frangash për të rritur dhe 10 frangash për fëmijë mund të provohen ushqime në stendat e ndryshme. Disa nga nacionalitetet, veç kësaj ofrojnë edhe pije tipike ose desert nga kuzhina e tyre. Ndërsa pijet tjera mund të shijohen me çmime të volitshme, thuhet në njoftimin e dërguar nga qendra për integrim, Weinfelden.
Një program i larmishëm me këngë dhe valle do të prezantojë identitetin kulturor të njerëzve që jetojnë në këtë qark.
Organizatorët kanë përgatitur edhe një hapësirë të mbuluar me vende të mjaftueshme për strehim në rast shiu ose vape.
Para festës “Në një tavolinë”, disa bashkësi fetare dhe kisha nga qarku Weinfelden do të ushtrojnë shërbimet e tyre fetare që lidhen me refugjatët dhe njerëzit që marrin rrugën e mërgimit. Do të jetë ne dispozicion edhe një “kollekte” (kuti) ku ata që duan mund të japin ndihma për refugjatët.
Për informata më të hollësishme: Kompetenzzentrum Integration, Frauenfelderstrasse 10, 8570 Weinfelden, [email protected] ose 071 626 83 60.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit21 Gusht 2015
- Ora19:10
- LokacioniWeinfelden
- Data e përfundimit27 Dhjetor 2025 - 0:01
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











