Kosova
VV paralajmëron marrëveshje
Kanë kaluar më shumë se dy muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme
Derisa ka folur rreth formimit të qeverisë së re, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se kjo javë do të jetë vendimtare. Edhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë pohuar se gjatë kësaj jave do të ndodhë marrëveshja për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan sot gazeta Zeri
Kanë kaluar më shumë se dy muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme dhe dy javë nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit, por ende nuk është arritur një marrëveshje finale për formimin e qeverisë së ardhshme. Si rezultat i kësaj ndërkombëtarët po bëjnë presion të vazhdueshëm për krijimin e institucioneve të reja. Lidhur me këtë gjatë ditës së djeshme është deklaruar edhe një herë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me ç’rast ka thënë se kjo javë do të jetë vendimtare percjell Albinfo.ch.
Sipas Heldtit, Kosova ka nevojë për qeveri të re dhe për fillim të punës së institucioneve. Në anën tjetër, lideri i LVV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa nuk janë takuar mes vete për të diskutuar rreth koalicionit për më shumë se një javë. Sidoqoftë, zyrtarë të Vetëvendosjes kanë thënë se gjatë kësaj jave do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje me LDK-në.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













