Kosova
VV, me një ofertë tjetër për LDK-në
Oferta e VV-së - plus një ministri
Plus një ministri, të cilën do ta përzgjidhte LDK-ja, është oferta e fundit të cilën Albin Kurti ia ka bërë Isa Mustafës. Sipas burimeve të mediave kosovare brenda negociatave mes dy partive për arritjen e koalicionit kanë thënë se oferta është paraqitur në takimin e së enjtes së kaluar.
Edhe për postin e presidentit VV-ja është pajtuar që propozimi i kandidatit t’i takojë Lidhjes Demokratike. Por burimet kanë thënë se propozimi, të cilin e ka dhënë kreu i LDK-së të enjten, ishte që LDK-ja ta marrë kryeparlamentarin për vitin e parë dhe pastaj t’ia kthejë Vetëvendosjes, pasi të zgjidhet presidenti nga radhët e LDK-së, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo është refuzuar nga Albin Kurti, i cili ka thënë se zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit është proces i pakthyeshëm.
Ndonëse ky propozim është bërë në takimin Kurti-Mustafa, burime të gazetës brenda Grupit parlamentar të LDK-së dhe Kryesisë kanë thënë se çështja e rotacionit të kryeparlamentarit nuk ka qenë paraprakisht pjesë e propozimeve brenda strukturave të LDK-së. Këto burime kanë thënë se në takimin e fundit që u parapriu tri takimeve me VV-në, nënkryetarja Vjosa Osmani ka propozuar që “kryeparlamentari të kompensohet me njërën nga ministritë e rëndësishme”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












