Kosova

Vuçiq: Të tërhiqet vendimi mbi taksën, për të vazhduar bisedimet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu tha zyrtarëve të lartë të BE-së se Serbia është e angazhuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës, mirëpo e vetmja mënyrë për të vazhduar bisedimet me Prishtinën është nëse tërhiqet tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

“Serbia është e angazhuar për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe e vendosur për të kontribuar në këtë drejtim. Një parakusht për zbatimin e suksesshëm dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal është respektimin rigoroz i të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara të dakorduara nga të gjithë pjesëmarrësit në rajon. E vetmja mënyrë për të krijuar kushtet në të cilat vazhdimi i bisedimeve do të ishte i mundur është që Prishtina të tërhiqej nga vendime të paligjshme dhe krejtësisht të paarsyeshme”, tha presidenti Vuçiq pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.

Gjatë takimit, Vuçiq ka përmendur disa veprime të Prishtinës, siç është transformimi i FSK-së, duke thënë se ky vendim është në kundërshtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.